Seanca për privatizimin

Sot seanca për privatizimin “Partizanit”, dhëndri i Berishës dhe ortaku dalin para Gjykatës

Ditën e sotme, Jamarbër Malltezi pritet të njihet me masën e sigurisë para Gjykatës.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestuar në ambientet e aeroportit të Rinasit, mbrëmjen e së shtunës, 21 tetor.
Seanca pritet të zhvillohet në orën 13:30 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe seanca për biznesmenin Fatmir Bektashi

Ata akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Ende nuk dihet se si do të vijojë procesi për Sali Berishën për shkak se mban mandatin e deputetit. Nga ana tjetër, në Gjykatën e Posaçme nuk ka vajtur procesverbali për njoftimin e Berishës nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.

Ndërkaq, Berisha ka refuzuar takimin me agjentët e policisë së Shtetit të cilët shkuan në selinë e Partisë Demokratike mbrëmjen e 21 tetorit.