Propozim-ligji për amnisti për personat e dyshuar dhe të dënuar për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017, në procedurë të shkurtuar në lexim të dytë është në rend dite të seancës së 66 të Kuvendit.
Qeveria javën e kaluar dha mendim negativ për këtë propozim-ligj, të cilin e ka dorëzuar VMRO-DPMNE-ja.
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka deklaruar se ligji i propozuar nga deputetët e opozitës maqedonase është gjithëpërfshirës dhe se qeveria nuk mendon se kjo është rruga e duhur për zgjidhjen e kësaj çështje.
Ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së-së Nikolla Micevski ka thënë se mendimi negativ i qeverisë për ta ka qenë i pritur, por shtoi se përmes debatit ka mundësi që propozim-ligji të përmirësohet.
Mes pikave tjera të seancës së sotme janë edhe Propozim ligji për plotësim dhe ndryshimin e Ligjit për preparate veterinare-mjekësore në lexim të dytë, Propozim ligji për furnizime publike, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ilaçe dhe mjete mjekësore, Ligji për mbrojtje shëndetësore, Ligji për standardin e nxënësve dhe Ligjin për automjete, të gjitha në lexim të parë.
Pas përfundimit të seancës së 66 është caktuar vazhdim i seancës së 65 në rend dite të së cilës është Propozim ligji për shlyerjen e interesit për pagesën e borxheve të cilët dalin nga shërbimet e përmbaruesve në veprimtaritë komunale, telefoninë celulare dhe operatorët kablllovik, taksën e radiodifuzionit, mbajtjen e hapësirave të përbashkëta, ujitjen e tokës bujqësore, në procedurë të shkurtuar.
Në këtë seancë janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për statistikë shtetërore, Ligjit për punë audiovizuele, Ligjit për Akademinë e mësimdhënësve, Ligjit për mësimdhënës dhe shkolla të mesme, Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, Ligjit për notarit dhe Ligjit për përmbarim.







