Sot nuk do të mund të kaloni me vetura në këtë rrugë të Prishtinës

Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se sot është mbyllur për qarkullim të automjeteve rruga “Nazim Gafurri”. Sipas njoftimit të komunës, rruga është mbyllur për shkak të punimeve të asfaltimit.

Më tutje, bëhet e ditur se stacioni i fundit i linjës numë 4 të Trafikut Urban, sot do të jetë në rrugën e “UÇK” përballë ndërtesës së vjetër të Komunës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në profilin zyrtar të komunës në rrjetin social Facebook.

“Falenderojmë qytetarët për mirëkuptim dhe i lusim që të planifkojnë qarkullimin e tyre bazuar në këtë informatë“, thuhet ndër të tjera në njoftim.