Sot në Kosovë u regjistrua temperatura deri në 40°C (FOTO)

Vapa afrikane ka vërshuar Europën ndërsa Franca shënoi shifra rekorde të temperaturës ditë më parë duke prekur kështu 44.3C.

Por duket se vapë e tillë ka prekur edhe Kosovën, pasi Klan Kosova ka siguruar moment kur temperaturat në Prishtinë kanë arritur në 40C.

Fotografia e shkrepur në një nga veturat, tregon më së miri për temperaturat me të cilat sot qytetarët e Kosovës janë përballur.

Instituti Hidormeteorologjik paralajmëroi ditë më parë se temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius.

loading…