FBK

Sot mund të anulohet kampionati i basketbollit në Kosovë

Federata e Basketbollit e Kosovës pritet të marrë një vendim të madh gjatë ditës së sotme.

Kryetari i saj, Arben Fetahu, ka paralajmëruar se sot pritet të merret vendimi për të anuluar komplet kampionatin.

Shkaku i pandemisë së koronavirusit dhe krizës që ka kapluar klubet, FBK do të anulojë të gjitha kampionatet e të gjitha garave.

Gjatë ditës së sotme pritet që FBK të dalë me një komunikatë për media.

Nëse anulohet edhe zyrtarisht, atëherë ky edicion nuk do të njeh fare kampionin.