Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius, përcjell Ballkani.info.
“Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHPK të respektohen, që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s./Ballkani.info







