Pasditen e sotme prej orës 16:00 në “Fadil Vokrri: do të mësohet skuadra e fundit që do të jetë pjesë e Ipko Superligës së Kosovës, sezonin e ardhshëm.

Në Prishtinë do të luhet sfida e dytë play-out pas Gjilani-Besa është rradha e takimit mes Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit.

Mitrovicasit të cilët u mposhtën keqazi në finalen e Kupës së Kosovës nga Feronikeli shkojnë gjithsesi si favoritë në këtë ndeshje ndaj Vëllaznimit të ligës së parë.

Por kuqezinjtë gjakovarë në krahun tjetër kanë moralin në anën e tyre por edhe tifozerinë e zjarrtë që pritet të jetë e shumtë në shkallët e stadiumit Fadil Vokrri për t’i mbështetur në mënyrë që të dyja palët të bëjnë të mundur rikthimin e Vëllaznimit në Superligë pas vetëm 1 sezoni.

Gjakovarët do të kërkojnë gjithashtu të hakmerren ndaj mitrovicasve për eliminimin nga gjysmëfinalet e Kupës, me Trepçën ’89 që kaloi më tej me rezultat të përgjithshëm 4-1.