Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, do t’iu nënshtrohet më shumë testeve mjekësore sot gjatë ditës, vetëm një ditë para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës, për ta parë nëse do të jetë në gjendje të luajë.

Liverpooli tashmë e ka humbur Roberto Firminon dhe nuk dëshiron ta humbasë edhe një tjetër lojtar kyç para ndeshjes së kthimit në Anfield të martën mbrëma.

Sulmuesi egjiptian u bart me barelë jashtë fushe pasi e përplasi kokën në portierin kundërshtar në fitoren e Liverpoolit kundër Newcastle United të shtunën në Premierligë.

The Telegraph shkruan se gjendja e Salah do të vlerësohet sot para se Jurgen Klopp ta përzgjedhë skuadrën me të cilën do të përballet kundër Barcelonës.

Klopp u shpreh optimist për Salahun në konferencë për media pas ndeshjes të shtunën.

“Doktori u desh ta marrë vendimin dhe ai ishte për ta larguar Salahun nga loja. Kur shkuam në zhveshtore, ai ishte aty duke e shikuar lojën. M’u duk mirë, por duhet të presim”, tha Klopp pas ndeshjes