Sot mësohet fituesi i Topit të Artë, Luka Modric është favorit
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në dekadën e fundit i kanë ndarë mes vete nga 5 çmime të Topit të Artë, por ky edicion duket të jetë ai që do të sjellë përfundimin e dominimit të dyshes.
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric konsiderohet favoriti kreysor për ta fituar Topin e Artë për këtë vit pas triumfit me “Los Blancos” në Champions Leauge dhe kualifikimit të Kroacisë deri në finalen e Kampionatit Botëror që u zhvillua në Rusi verën e kaluar.
Përveç Messit e Ronaldos, futbollisti i fundit që e kishte fituar Topin e Artë ka qenë ish lojtari i Milanit, Ricardo Kaka në vitin 2007, ndërsa pritet që ylli kroat, Luka Modric ta përsëris suksesin e brazilianit të arritur para 11 viteve.
Vlend të përmendet fakti që Modric është shpallur lojtari më i mirë nga FIFA në muajin shtator, duke mposhtur konkurrencën e Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah.
Gjithashtu në listën e ngushtë të konukrrentëve për triufmin në këtë garë individuale bëjnë pjesë edhe yjet e Francës që fituan Kupën e Botës, si Antonine Griezmann, Kylian Mbappe dhe Raphael Varane.
Edicioni i 63-të i Topit të Artë do të zhvillohet sonte në kryeqytetin e Francës, Paris.
Kjo është lista e plotë me emrat e 30 futbollistëve që janë në garë për Topin e Artë:
Sergio Aguero (Man City)
Gareth Bale (Real Madrid)
Alisson Becker (Liverpool)
Karim Benzema (Real Madrid)
Edinson Cavani (PSG)
Thibaut Courtois (Real Madrid)
Cristiano Ronaldo (Juventus)
Kevin De Bruyne (Man City)
Roberto Firmino (Liverpool)
Diego Godin (Atletico Madrid)
Antoine Griezmann (Atletico Madrid)
Eden Hazard (Chelsea)
Isco (Real Madrid)
Harry Kane (Tottenham)
N’Golo Kante (Chelsea)
Hugo Lloris (Tottenham)
Mario Mandzukic (Juventus)
Sadio Mane (Liverpool)
Marcelo (Real Madrid)
Kylian Mbappe (PSG)
Lionel Messi (Barcelona)
Luka Modric (Real Madrid)
Neymar (PSG)
Jan Oblak (Atletico Madrid)
Paul Pogba (Manchester United)
Ivan Rakitic (Barcelona)
Sergio Ramos (Real Madrid)
Mohamed Salah (Liverpool)
Luis Suarez (Barcelona)
Raphael Varane (Real Madrid)