Futbolli i Kosovës rikthehet sot në program me ndeshjet e rrethit të 1/16-tës në Kupën e Kosovës.

Ditën e sotme (e mërkurë) janë në program 13 përballje, përveç takimit Drita – Liria dhe Phoenix – Ballkani që luhen më 23 dhe 24 nëntor.

Ndër ndeshjet më interesante që luhen sot janë Llapi – Vllaznia, Vjosa – Ulpiana, Drenica – Flamurtari, etj.

Ndeshjet e plota që luhen sot:

Llapi – Vllaznia Pozhoran

Dukagjini – Rilindja 1974

Prizreni – Istogu

Feronikeli ’74 – 2 Korriku

Vushtrria – Drenasi

Vjosa – Ulpiana

Drenica – Flamurtari

Behari – Ferizaj

A&N – Rahoveci

Fushë Kosova – Arbëria

Ramiz Sadiku – Malisheva

Trepça ‘89 – Kika

Trepça – Gjilani (ndeshja luhet në Gjilan).