Superliga

Sot luhen tri ndeshje të Superligës, vëmendja në Gjilan e Podujevë

Sot luhet xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës në futboll, e cila nis me tri takime.

Vëmendja kryesore do të jetë tek dy ndeshje, ajo mes Llapit e Gjilanit dhe Dritës e Prishtinës.

Ndërsa Dukagjini do ta pres Fushë Kosovës, e cila po lufton për mbijetesë.

Aktualisht, Llapi gjendet në pozitën e dytë me vetëm një pikë larg liderit të tabelës, Ballkanit dhe katër pikë larg vendit të tretë, Dritës.

Kurse, Prishtina gjendet në pozitën e pestë me 34 pikë,  Dukagjini në vendin e gjashtë me 30 pikë, Gjilani në të tetin me 22 pikë dhe Fushë Kosova në vendin e parafundit me vetëm 15 pikë.