Sot katër ndeshje në Botëror, Kroacia e nis me Marokun

Botërori për Spanjën nis sot në orën 17:00, në një duel kundër Kosta Rikës. Trajneri Luis Enrique ka dalë para mediave ditën e sotme dhe vlerëson kundërshtarin, edhe pse “Demat” janë favoritë për të fituar.

Enrique fillimisht deklaroi: “Do jetë ndeshje e komplikuar, ata janë pjesëmarrës në Botërorin e tretë rresht. E njohim Kosta Rikën, janë kundërshtar i vështirë. Ata luftojnë fort, por ne duam t’i shkojmë deri në fund Botërorit”.

Trajneri i Spanjës foli edhe në lidhje me situatën e të dëmtuarve në skuadrën e tij. “Teorikisht Morata, Carvajal dhe Guillamon do jenë gati ndaj Kosta Rikës.

Gaya i duheshin 10-15 ditë të rikuperohej dhe nëse do ta mbanim sikurse donte Valencia, atëherë rrezikonim të mbesnim pa mbrojtës të majtë nëse dëmtohej Jordi Alba. Me zemër do doja që Gaya të ishte me ne në Botëror”, tha Enrique.

Nga ora 11:00, Kroacia do të ndeshet me Marokun, ndërsa nga ora 14:00 Gjermania përballet me Japoninë. Dita e sotme mbyllet Belgjika – Kanada