Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki të martën mungoi në vazhdimin e seancës konstituive, duke e ulur edhe më shumë kështu numrin e 57 votave që kjo parti i ka për votimin e kryeparlamentarit.

Derisa nuk dihen arsyet pse mungoi, ai në një seancë të javës së kaluar deklaronte se “ka ardhur ekstra nga Parisi për të punuar”.

“Diçka duhet me bo se une kom ardhë ekstra prej Parisit me punu o vëlla” – kishte thënë ai.