Sot do të bëhet tërheqja e shortit për raundin e tretë kualifikues në tri garat evropiane; Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Si zakonisht, tërheqja e shortit do të bëhet në Nyon të Zvicrës, shkruan Gazeta Express.
Tërheqja e shortit në Ligën e Kampionëve do të fillojë në ora 12:00, një orë më vonë në Ligën e Evropës, si dhe nga ora 14:00 në Ligën e Konferencës.
Kësisoj, ekipet shqiptare do të mësojnë kundërshtarët e mundshëm për raundin e tretë në garat që marrin pjesë.
Sa i përket ekipeve nga Kosova, janë Ballkani, Drita dhe Dukagjini që po vazhdojnë garat në Ligën e Konferencës.
Të tri këto ekipe janë në raundin e dytë kualifikues të kësaj gare.
Ballkani do të përballet me Larnen, Drita me Viktoria Plzenin, kurse Dukagjini me Rijekan.







