Sot hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të hidhet sot në Shtëpinë e Futbollit evropian në Nyon të Zvicrës, ora 12:00.

Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Interi, Manchester City, Milani, Napoli dhe Real Madridi do të mësojnë emrat e rivaleve që do të kenë përballë në këtë raund.

Shorti është i hapur, pra nuk do të ketë ndarje në vazo të ndryshme për të shmangur duelet mes klubeve nga i njëjti vend apo ato që janë ndeshur në të njëjtin grup këtë sezon.