Sot fillon vaksinimi me Pfizer edhe në një tjetër shtet ballkanik, e para do e bëjë një infermiere

Sot si në gjithë BE-nv, edhe në Greqi fillon vaksinimi masiv ndaj COVID-19 me prodhimin e Pfizer/BioNTech.

E para që do e bëjë vaksinën është një infermiere në Athinë, Efstathia Kampisiouli e cila shërben në spitalin Evangelismos.

Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias ka shkuar vetë në spital sot për të ndjekur nga afër evenimentin që shihet si një shpëtim nga pandemia.