Sot ditë zie në Kosovë
Sot në Kosovë është ditë zie për të nderuar figurën e ish-presidentit amerikan George H.W.Bush.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e sotme e ka shpallur ditë zie shtetërore.
Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të NgjajshmeGani Dreshaj tregon kush i ka fajet për mosliberalizim të vizave Shkenda Dubova vjen ‘e zjarrtë’ nga pushimet, pozon tërësisht nudo “Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk është ndalur” Modric zbulon vendin e çuditshëm ku do ta mbajë Topin e Artë Ky është qyteti më i vizituar në botë “Serbisë po i bëhet presion që ta njoh Kosovën”