Kampioni i Kosovës, Ballkani do të luajë sonte për ta vulosur kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Skuadra nga Suhareka do të ketë punë me La Floritën e San Marinos në mbrëmjen e sotme, ndeshje kjo e vlefshme për rundin e dytë eliminator në Ligën e Konferencës.

Takimin e parë në San Marino e fituan djelmoshat e Ilir Dajës me rezultat të thellë, 0:4.

Kurse, sonte, Ballkani luan si skuadër thuajse e kualifikuar në rundin e tretë.

Kjo ndeshje nis nga ora 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. /Demokracia.com