Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sot zhvillon ndeshjen e tretë në Ligën e Konferencës ku përballë do të ketë skuadrën Lincoln Red Imps, shkruan Demokracia.com.

Sfida nis nga ora 20:45 derisa skuadra nga Theranda është favorite për ta kaluar këtë ture dhe në këtë mënyrë ta sigurojë pjesëmarrjën në fazën Play – Off.

Gjithsesi, trajneri Ilir Daja nuk ka dashur ta quaj vetën favorit derisa ka thënë se gjasat janë të barabartë dhe se skuadra e tij do të hyjë maksimalisht e përqendruar në këtë takim tejet të rëndësishëm.

Të kujtojmë se futbollin tonë në arenën ndërkombëtare është duke e prezantuar vetëm Ballkani derisa më herët janë eliminuar, Drita, Gjilani e Dukagjini.