Sot Champions League nis me një top të ri

“Istanbul 20” është topi i publikuar nga UEFA për fazën eleminatore të Champions League.

Topi karakterizohet nga një hartë e vizatuar e Stambollit, e ngjyrosur me vjollcë.

I frymëzuar nga nikoqiri i finales së 30 majit të Ligës së Kampionëve, kompania Adidas e dizajnoi topin me qëllim për ta simbolizuar Stambollin si qytet ky lindja takohet me perëndimin dhe shkrihet kultura evropiane me atë aziatike.

Për ta theksuar identitetin e Stambollit si vendi nikoqir i finales, topi karakterizohet nga një hartë e vizatuar me dorë e Stambollit, ndërsa yjet e bardha janë vendosur në kontrast me ngjyrën vjollcë të hartës. Bosfori është simbolizuar në mes të topit, ndërsa ngjyrat janë vendosur për t’i simbolizuar ngjyrat e perëndimit të diellit që reflektohet në lumë.

Topi është i prodhuar sipas teknologjisë së fundit në “Adidas”. Materiali që e mbulon pjesën e jashtme të topit është i krijuar në mënyrë të veçantë për t’ia mundësuar lojtarëve ta kontrollojnë topin më lehtësisht, ndërsa mënyra se si yjet janë ngjitur bën që lojtarët të mundë të kenë prekje të parë më të mirë.

Topi “Istanbul 20” do të përdoret për të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, duke filluar nga dy ndeshjet e sotshme të 1/8 të finales.