Dy ndeshjet e xhiros së fundit, që përcaktojnë titullin kampion në Serie A zhvillohen sonte.

Interi shkon si mysafir në Como, kurse Napoli e pret Cagliarin nga ora 20:45.

Napoli është shumë pranë të shpallet kampion, andaj i duhet fitore patjetër për ta siguruar titullin.

Napoli - Cagliari e Como - Inter: quando si giocano e dove vedere in tv

Në anën tjetër, Interi duhet të fitojë dhe të pres dështimin e skuadrës së Amir Rrahmanit.

Mund të ndodh edhe çmenduria! Në rast se Napoli humb dhe Interi barazon ndaj Comos, atëherë do të ketë ndeshje play-offi, që përcakton fituesin e “Scudetos” për sezonin 2024/25.