Sonte “parkohuni” para televizorit, zhvillohet gjysmëfinalja Lyon-Bajern

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Champions League mes Lyonit dhe Bayern Munichut.

Ekipi gjerman vjen në këtë duel pas triumfit 8:2 ndaj Barcelonës dhe është në super formë, kurse Lyoni vjen pas triumfit ndaj Manchester Cityt.

Paraprakisht Lyoni kishte eliminuar edhe Juventusin dhe mund të bëjë edhe sonte një befasi.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me PSG-në në finalen e cila zhvillohet të dielën.