Sonte në program derbi madrilen, Real Madridi dhe Atletico ballafaqohen në Kupën e Mbretit

Sonte (e enjte) do të mësohet edhe skuadra tjetër gjysmëfinaliste në Kupën e Mbretit në Spanjë.

Një nga çiftet çerekfinaliste që do të përballen sonte janë dy rivalët e vjetër të kryeqytetit spanjoll, Real Madridi dhe Atletico Madrid.

Derbi madrilen i sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes tjetër mes Valencias dhe Athletic Bilbaos.

Kujtojmë, Barcelona mbrëmë siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit falë fitores 1:0 kundër Real Sociedad