Sonte ndeshja e fundit për këtë vit

Besa Famgas – Rahoveci është ndeshja e fundit për këtë vit në hendbollin kosovar. Besa e Rahoveci takohen në kuadër të Superligës së hendbollistëve. Ndeshja është e mbetur e xhiros së 12-të dhe zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë nga ora 19:00.

Kampionia dhe liderja, Besa Famgas, është favorite. Por “vreshtarët” udhëtojnë me synim për të dhënë më të mirë në kërkim të befasisë.

Besa udhëheq në tabelë me 21 pikë nga 11 ndeshje. Rahoveci është i pesti me 13 pikë nga 12 ndeshje.

Xhiroja e 14-të e Superligës është luajtur të mërkurën.