Kombëtarja e Kosovës sonte luan miqësore ndaj Norvegjisë në Oslo.
Franco Foda me djelmoshat e tij janë të gatshëm për këtë ndeshje tejet interesante edhe pse është vetëm miqësore, shkruan Indeksonline
Megjithatë, ky takim i ndihmon trajnerit gjerman për ta parë ekipin e tij se sa është gati për ndeshjet e Nations League që nisin nga muaji shtator i këtij viti.
Bastoret sportive, e favorizojnë dukshëm Norvegjinë – duke ia vendosur kuotën 1.4, kurse “Dardanëve” 9.00.








