Sonte faza e dytë e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Sonte me fillim nga ora 21:00 të luhen ndeshjet e fazë së dytë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve në mes të Chelsea me Porton dhe Paris SG me Bayern Munich.

Dueli kryesor i natës do të jetë, Paris SG dhe Bayern Munich.

Gjermanët kërkojnë fitore pas disfatës së javës së kaluar si vendas ndaj Parisit.

Ndërsa nga ana tjetër, londinezët kërkojnë ta mbyllin me fitore ndaj Portos, ashtu siç ia ka nisur ndeshjen e fundit kur ishin mysafir të portugezëve.

Rezultatet e fazës së parë për këto dy ndeshje ishin si në vijim:

Porto-Chelsea 0-2

Bayern Munich- Paris SG 2-3.