Liga e Kampionëve

Sonte dy super ndeshje në Ligën e Kampionëve

Sonte dy super ndeshje në Ligën e Kampionëve

“Ethet” e Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë edhe sonte me dy ndeshje spektakolare.

Në Angli, Manchester City do të jetë nikoqir i Real Madridit në ndeshjen e kthimit të ndeshjes çerekfinale.

Dueli i parë në “Santiago Bernabeu” u mbyll me rezultat 3:3, ku kishte “luftë” të vërtetë në fushë.

E spektakël i njëjtë pritet edhe sonte, pasi gjithçka është e hapur.

Duel tjetër po aq interesant pritet të jetë edhe ai mes Bayern Munichut dhe Arsenalit.

Edhe këtu, dueli i parë u mbyll me rezultat të barabartë, 2:2.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 21:00.