Sonte caktohet finalisti i dytë i “Katar 2022”, Franca përballet me Marokun

Sonte do të përcaktohet finalisti i dytë i Kampionatit Botëror që po mbahet në shtetin e Katarit.

Finalisti i parë është Argjentina, kombëtare që mundi mbrëmë Kroacinë 3:0 në “Lusail Iconic Stadium”.

Ndërkaq, sonte, në “Al Bayt Stadium” do të caktohet finalisti i dytë. Në gjysmëfinalen e dytë, sonte takohen Franca dhe Maroku.

Franca eliminoi Anglinë për të kaluar në këtë fazë, derisa Maroku fitoi ndaj Portugalisë.

Ndeshja e sontme luhet nga ora 20:00.