Sondazhi për Pejën: Gazmend Muhaxheri i LDK i pari 64.8%, Gazmend Agusholli i LVV i dyti 18.7%

RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Pejën, i cili është realizuar nga UBO Consulting, rezultatet e të cilit i ka publikuar sonte, e sipas të cilave kandidati i LDK-së Gazmend Muhaxheri prin me 64.8% në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit, para atij të LVV, Gazmend Agusholli që ka dalë i dyti me 18.7%.

Janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 29 shtator- 04 tetor 2021.

Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të padeklaruar:

Gazmend Muhaxheri – LDK: 64.8%

Gazemend Agusholli  – LVV: 18.7 %

Rrustem Berisha  – AAK: 16.0%

Të tjerët 0.5%

Me vota të padeklaruara, përqindja e qytetarëve është si në grafikën e mëposhtme:

Gazmend Muhaxheri – LDK: 63.9%

Gazemend Agusholli  – LVV: 18.4 %

Rrustem Berisha  – AAK: 15.8%

Nuk di, të pavendosur: 1.4%

Të tjerët 0.4%