Sondazhi i VV-së, Bytyçi i PDK-së i reagon Besnik Bislimit: Mos e turpëro vetën më shumë!

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, përmes një postimi të bërë në FB ka ironizuar me sondazhin e UBO CONSULTING që u publikua nga zyrtari i VV-së, Besnik Bislimi,

Sipas këtij sondazhi, VV del e para, me gjithsej 55 ulëse në Kuvend.

E Bytyçi, e quan gënjeshtër të madhe dhe problem matematikor, duke porositur Bislimin që mos ta turpëroi vetën më shumë.

Ky është postimi i Bytyçit:

Siç duket, Besnik Bislimi, është në garë serioze që të shpallet “politikani më qesharak” për vitin 2020.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 55 deputetë në zgjedhjet e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjithnjë sipas sondazheve.

Tash, këtu e kemi një problem matematikor dhe një gënjeshtër të madhe publike, nga Albin Kurti e deri te zyrtari më i vogël na kanë thënë se do t’i marrin 50% të votave.

50% e votuesve gjithnjë sipas Albinit me shokë me trendin aktual të daljes, nuk ja qet 55 deputetë.

Andaj, profesorin e nderuar të Ekonomisë e ftoj me mirësjellje që mos ta turpëroj veten më shumë e lë ta bëj matematikën vet, siç po shpresoj kërkon nga vet studentët e tij.

Në mes të deklaratës së Albin Kurtit dhe Besnik Bislimit, ekziston një diskrepancë, dikush këtu nuk po e thotë të vërtetën.