Sondazhi i TV Dukagjinit: 27 % të qytetarëve mbështesin PDK-në për ta udhëhequr Qeverinë

Televizioni Dukagjini ka prezantuar sonte një sondazh të realizuar gjatë ditës me 10 mijë respodentë.

Sipas sondazhit të prezantuar në emisionin Debat Plus, 27 përqind e qytetarëve kanë votuar pro PDK-së për ta udhëhequr Qeverinë e ardhshme.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili ishte i ftuar në këtë debat, tha se kjo përqindje e sondazhit do të jetë edhe shumë më e thellë në rezultatatin final të zgjedhjeve.

Ai tha se në qeverinë e re të PDK-së me Kadri Veselin kryeministër nuk do të mund të jetë asnjë zyrtar që ka ndonjë aktakuzë.

loading…