Sondazhi i Klan Kosovës për Ferizajn: Agim Aliu i PDK-së fiton pa balotazh

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova  është publikuar matja e opinionit publik në garën për kryetar të Ferizajt.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliu, del i pari me 51.5, përqind.

Kandidati i dytë del Valon Ramadani i Lëvizjes Vetëvendosje, me 35.20 përqind

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, del e treta 7.90 përqind.

I katërti del Arben Halili, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.10 përqind.