Sondazhi: Gjilani me rezultatin më bindës deri më tani, Lutfi Haziri fiton pa konkurrencë

Partitë dhe kandidatët që janë certifikuar nga KQZ-ja për këto zgjedhje, tashmë kanë nisur parafushatën zgjedhore, duke prezantuar para qytetarëve programet e tyrë për katërvjeçarin e ardhshëm.

Në ndërkohë, në terren po zhvillohen edhe sondazhe se kush prin nëpër komuna. Për të qenë në hap me këto zhvillime, Gazeta Demos ka filluar publikimin e sondazheve në llogarinë e saj në Facebook, ku qytetarët kanë mundësi të votojnë përmes komenteve për të preferuarit e tyre.

Edhe anketa e radhës për komunën e Gjilanit ka zgjuar interesim të madh te qytetarët, ku kanë ardhur 571 vota/komente, nga to të vlefshme 461 pasi që të tjerat ishin debate dhe polemika ndërmjet komentuesve.

Fitues absolut i këtij sondazhi ka dalë kandidati i LDK-së,  me 328 vota apo 71.1%.

Pas tij vie kandidati i LVV-së, Alban Hyseni me 88 vota apo 19%.

E treti në sondazh është kandidatja për kryetare të kësaj komune nga PDK, Leonora Morina Bunjaku me 30 vota apo me 6.7%.

Ndërsa i fundit është radhitur kandidati i AAK-së, Nazim Gagica me 15 vota apo 3.2%.

Gazeta Demos edhe në vazhdim do të publikojë rezultatet nga anketat e realizuara nga Facebook, andaj ndiqeni duke votuar të preferuarit e juaj.