Sondazhi, 1 në 4 italianë nuk i besojnë pamjeve të luftës: Është propagandë e Zelenskyt

Sipas një sondazhi të Demopolis, 1 në 2 italianë beson se informacioni për luftën në Ukrainë është i pilotuar, ndërsa 1 në 4 italianë mendon se imazhet e masakrave të luftës janë rezultat i propagandës së Zelenskyt.

Prej 51 ditësh tashmë, televizionet italiane transmetojnë pamje të luftës në Ukrainë, por ka nga ata që nuk janë aspak të sigurt se çfarë po shohin.

Sipas një sondazhi të kryer sot nga Demos per Repubblica, në fakt, perceptimi i qytetarëve për informacionin në kohë lufte është shumë më pak i parashikueshëm nga sa mendohet.

Para së gjithash, shumica e italianëve thonë se janë të informuar për faktet: Saktësisht 7 nga 10 ndjekin shumë ose mjaftueshëm evoluimin e konfliktit në Ukrainë.

Vlerësohet rrëfimi që bëhet në televizion, por jo i talk show që spektakolarizojnë luftën. Narrativa dhe komunikimi i zhvilluar mbi luftën në Ukrainë krijon një skepticizëm të përhapur në popullatë.

Thuajse gjysma e italianëve, sipas sondazhit Demos, besojnë se informacioni është “shtrembëruar dhe i kontrolluar” për pothuajse 1 në 4 italianë, megjithatë, nuk besojnë jo vetëm që informacioni është i pasaktë, por masakrat e shfaqura nga shtypi janë rezultat i propagandës ukrainase të “frymëzuar” nga Presidenti Zelensky,raporton Fanpage.it.