Sondazh i TopChannel: Sa prej shqiptarëve në Shqipëri duan që Bregoviq të këndojë në Korçë

Mediumi shqiptar TopChannel ka bërë një sondazh në uebfaqen e saj me pyetjen se “A jeni dakord që Goran Bregoviq të mbajë koncert në Korçë”.

Sondazhi është i hapur dhe deri më tani kanë votuar 2 mijë e 224 persona, nga të cilët 1329 apo 59,76% kanë votuar për opsionin “JO”, ndërkaq 895 ose 40,24% të tjerë kanë votuar për opsionin “PO”.

Festa e Birrës që organizohet tash e 15 vjet në qytetin e Korçës këtë vit do të mbahet për katër ditë nga 18 deri më 22 gusht. Bashkia e Korçës ka ftuar këngëtarin serb, Goran Bregoviq që të performojë dhe i njëjti do ta mbyll festën në ditën e fundit.

Përkundër këtyre reagimeve, Bashkia e Korçës nuk e ka ndërmend që të anuloj pjesëmarrjen e Bregoviq në Festën e Birrës.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetarja e Bashkisë, Benila Terova.

“Ne nuk e tërheqim pjesëmarrjen e Bregoviq nga Festa e Birrës sepse refuzojmë të pozicionohemi politikisht në këtë debat. Nuk ka asnjë qasje politike pjesëmarrja e një këngëtari lindur në Sarajevë dhe që në njohurinë tonë para se ta kontaktonim për ta pasë pjesë dhe e kemi të saktë nuk ka pasur asnjë lloj pozicionimi as kundër shqiptarëve as kundër kosovarëve”, ka thënë ajo.