Historia e Heung-min Son dhe detyrimi i tij për të kryer shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut bëri bujë të madhe, tani sulmuesi i Tottenhamit ka dhënë një deklaratë të çuditshme që ka ndezur lajmet rreth tij.
Son tha se nuk do të martohet derisa do të luajë në nivele të larta të futbollit më tij, ose më saktë derisa të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Arsyeja? Familja vjen e para gjithmonë dhe angazhimet që ka martesa e shpërqendrojë nga futbolli.
Në një intervistë për “The Guardian” ai zbuloi këshillën e babait të tij.
“Kur martohesh, parësore është familja, gruaja dhe fëmijët, pastaj vjen futbolli. Për sa kohë do të luaj futboll dua të jem në nivel të lartë dhe futbolli të jetë parësor për mua. Kështu thotë edhe babai im dhe unë jam dakord me të”.
Son tha se në moshën 33 apo 34-vjeçar kur një lojtar tërhiqet nga futbolli ka ende shumë kohë për të krijuar familjen e tij.
Sulmuesi i Tottenhamit aktualisht jeton në një apartament me të dy prindërit e tij, teksa më parë është përmendur se ka pasur lidhje me këngëtaret Bang Min-ah dhe Yoo So-young nga Koreja e Jugut.







