Ole Gunnar Solskjaer ka treguar se u ka thënë lojtarëve se do ta humbet punën e trajnerit te Manchester United, nëse mposhten nga Tottenhami.
Trajneri nga Norvegjia është në presion të madh në ‘Old Trafford’ pas barazimit 2-2 me Aston Villan, duke mbetur tetë pikë larg zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Mauricio Pochettino është duke pritur me krahë hapur për të marrë punën te Manchester United, pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur.
Solskjaer u ka thënë lojtarëve se nëse mposhten nga skuadra e Mourinhos, do të shkarkohet, raporton The Sun.
Manchester United të mërkurën (nesër) e pret Tottenhamin në ‘Old Trafford’, në ndeshjen që fillon nga ora 20:30.







