Trajneri i përkohëshëm

Solskjaer pret të diskutojë me Woodward lidhur me transferimet e janarit

Trajneri i përkohëshëm i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer pret që të jetë pjesë e diskutimeve me shefin e transferimeve, Ed Woodward, lidhur me përforcimet e janarit.

“Djajtë e Kuq” synojnë të transferojnë një qendër mbrojtës pas problemve me lëndime dhe mungesën e formës në këtë repart, ndërsa objektiva të klubit kanë qenë Kalidou Koulibaly dhe Kostas Manolas.

Përkundër se është vetëm në rolin e trajnerit të përkohëshëm te Unitedi, Solskjaer planifikon të mbajë një takim me Woodward për të kuptuar qëllimet e klubit.

“Klubi me gjasë ka pasur një plan. Këto gjëra janë planifikuar nga vera e kaluar. Struktura e klubit është fenomenale, jam i bindur se i kanë caktuar objektivat e tyre. Unë jam këtu për të treguar mendimet e mija lidhur me këtë çështje. Ne do të takohemi me Woodwardin. Tani më duhet të punojë më lojtarët që i kam këtu, mendoj se të gjithë kanë bërë paraqitje të mira”, tha Solskjaer.