Solskjaer përjashton mundësinë e shitjes së Pogbas në janar

Ole Gunnar Solskjaer insiston se Paul Pogba nuk do të shitet në afatin kalimtar të janarit, por nuk është më i sigurt nëse transferimi më i shtrenjtë i tyre do të luajë përsëri këtë sezon.

Pogba vazhdon të jetë pjesë e spekulimeve për një largim nga Manchester United, edhe pse ka dy muaj që nuk luan shkaku i lëndimit.

“Ai nuk do të shitet në janar”, është përgjigjur Solskjaer në pyetjen për të ardhmen e francezit.

“Ai po stërvitet, por nuk është stërvitur me ne për një kohë të gjatë”.

“Pogba është një lojtar fantastik, një personalitet karizmatik dhe ne jemi të lumtur që e kemi në skuadër”