Solskjaer flet për shkuarjen e Mourinhos te Tottenhami dhe shqetësimet nga Pochettino

Ole Gunnar Solskjaer thotë se nuk ndien presion shtesë pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos nga Tottenhami.

Pochettino i shkarkuar nga Tottenhami, ka qenë një dëshirë e Manchester United, pas nisjes së dobët të sezonit nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

“Jo, nuk më shqetëson aspak”, ka deklaruar Solskjaer.

“Unë kam punën më të mirë në botë, dhe nëse jeni brenda ose jashtë kësaj pune, ju e dëshironi këtë punë, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë ndodh përreth jush”.

“Unë kam për të qëndruar në punën time te Manchester United”.

“Është mirë që Jose kthehet, patjetër, veçanërisht për djemtë dhe për mua, sepse ju mund të flisni dhe shkruani për diçka tjetër”.