Trajneri i përkohëshëm

Solari nuk shqetësohet për të ardhmen e tij te Real Madridi

Santiago Solari ka insistuar se fokusi i tij është te ndeshja e ardhshme përkundër që ka paqartësi rreth të ardhmes së tij te Real Madridi.

Solari e fitoi edhe ndeshjen e tretë rradhazi në drejtimin e “Los Blancos”, teksa mbrëmë triumfoi thellë 0-5 ndaj Viktoria Plzen në Champions League. Vlen të përmendet se Real Madridi në këto tre takime nuk ka pësuar asnjë gol ndërsa ka shënuar 11.

Derisa për momentin është në rolin e trajneri të përkohëshëm, Solari ka refuzuar të mendojë për të ardhmen e tij në stolin e “mbretërve”.

“Unë mund të mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme. Nuk besoj se kjo është gabim. Futbolli është një lojë e shpejtë, kështu që ndeshja më e rëndësishme është ajo e rradhës. Para sfidës me Viktorian më e rëndësishmja ka qenë kjo. E kaluam shumë mirë dhe djemtë ishin fantasik. Duhet të rikuperojmë energjitë për ndeshjen e fundjavës në mënyrë që të jemi të gatshëm”, deklaroi Solari.

Real Madridi në vazhdim i ka 3 ndeshje larg “Santiago Bernabeut” duke filluar nga kjo e dielë ndaj Celta Vigos dhe për të vazhduar me Eibar dhe pastaj Romën në Champions League.