Solari nuk përfshin Modricin, Bale, Kroosin dhe Iscon për ndeshjen e Kupës

Lista e Santiago Solarit prej 19 lojtarëve për ndeshjen e Copa del Rey ndaj Melillas nuk përfshin yjet e skuadrës si Modric, Bale, Kroos dhe Isco.

Ndeshja e parë e Real Madridit prej se u shkarkua Julen Lopetegui nga detyra e trajnerit parasheh udhëtimin te skuadra e Melillas në takimin e vlefshëm për rundin e katërt të Copa del Rey.

Solari i ka besuar lojtarëve të rinj si Adrian de la Fuente, Javi Sanchez dhe Cristo Gonzalez, ndërsa futbollistëve kryesor i ka dhënë pushim.

Për shkaqe lëndimi për këtë ndeshje kanë mbetur jashtë Dani Carvajal, Raphael Varane, Marcelo, Jesus Vallejo dhe Mariano Diaz.

Santiago Solari mbajti të martën seancën e parë stërvitore me skuadrën prej se u emërua trajner i përkohëshëm i “Los Blancos”.