Real Madridi tentoi ta bëjë më të mirën në ndeshjen e mbrëmshme kundër Gironës për ta siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Përkundër që këtë ndeshje e fituan me rezultat 4-2, Santiago Solari i ka paralajmëruar madrilenët se fituesi i kësaj lufte ende nuk dihet.
Trajneri Solari beson se ekipi që do ta kalojë fazën e çerekfinaleve të Kupës së Mbretit ende nuk dihet dhe ka thënë se Girona mund të bëhet njëra ndër katër klubet e fundit në këtë garë, nëse lojtarët e Real Madridit nuk përqendrohen mjaftueshëm.
Dy golat e shënuara nga qendërmbrojtësi Sergio Ramos, bashkë me dy golat e tjera të shënuara nga Lucas Vazquez dhe Karim Benzema, ia siguruan “Los Blancos” fitoren me rezultat 4-2 dhe tani madrilenët janë një hap më afër gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.
Megjithatë, përderisa djelmoshat e Solarit e fituan këtë beteje, ende nuk dihet se kush do të jetë fituesi i luftës pasi që skuadra e Gironës do të jetë edhe më e motivuar për ndeshjen kthyese.
Në fazën paraprake, Girona e mposhti Atletico Madridin duke i shënuar tri gola dhe pikërisht kaq gola i duhet edhe për ta eliminuar Real Madridi nga Kupa e Mbretit tani.
“Nëse nuk koncentrohesh, atëherë mund të përfundosh në vuajtje. Gara është ende e hapur”, tha Solari në konferencën për shtyp për ndeshjes.
“Ne e rinovojmë stilin tonë të lojës për çdo ndeshje. Për ta bërë këtë gjë, duhet të kesh shumë energji. Kjo ka po aq rëndësi sa aftësia individuale e lojtarëve të skuadrës. Jemi të kënaqur me paraqitjen tonë sonte”.







