Takimi me Plzen

Solari mezi pret të drejtojë Real Madridin në Champions League

Trajneri i përkohëshëm i Real Madridit, Santiago Solari është i emocionuar me mundësinë e drejtimit të Real Madridit në Champions League teksa shpreson të shoh përmirësime tjera në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen.

Solari i ka fituar dy ndeshjet e para si trajner i “Los Blancos”, fillimisht përballë Melillas në Copa del Rey 0-4 dhe pastaj në La Liga 2-0 kundër Valladolidit.

“Është gjithmonë mirë të luash në këtë kompeticion që është i lidhur ngushtë me historinë e klubit tonë. Kur ne e ndëgjojmë himinin e Champions Leagues të gjithë ne emocionohemi. Kjo është ndeshja ime e tretë në këtë rol dhe unë jam shumë i kënaqur me mundësinë që më është ofruar edhe në Champions, kam ndjerë shumë kënaqësi edhe teksa kam qenë futbollist në këtë garë”, tha Solari.

Argjentinasi kishte lëvdata edhe për Vinicius Junior i cili realizoi golin e parë në fitoren ndaj Valladolidit.

“Futbolli i tij reflekton me moshën e tij, ai ka aftësi të shkëlqyeshme për moshën që e ka. Ne të gjithë jemi të emocionuar, secili fans i futbollit emocionohet kur një lojtar bën gjëra interesante. Vinicius do të jetë një lojtar i kompletuar në të ardhmen, por duhet t’i marrim gjërat me durim”, përfundoi Solari.