Trajneri i Real Madridit

Solari i lumtur me paraqitjen e Iscos

Fantazisti spanjoll, Isco e filloi ndeshjen e parë si startues nën drejtimin e trajnerit, Santiago Solari teksa arriti të shënojë dy gola në sfidën ndaj Melillas, takim i vlefshëm për Copa del Rey.

Solari është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Iscos, me këtë të fundit që nuk ka kaluar një periudhë pozitive prej se trajneri argjentinas u emërua në stolin e Real Madridit, derisa ish anëtari i Malagas mbeti jashtë skuadrës së grumbulluar për ndeshjen e mesjavës së kaluar kundër Romës në Champions League.

“Jam shumë i lumtur për Iscon, më vjen keq për një mundësi të humbur të tij në pjesën e parë sepse do të ishte një gol shumë i bukur. Gjithashtu jam shumë i lumtur edhe për Asension që shënoi dy gola dhe për Vinicius që realizoi një tjetër. Kjo ndeshje na dha mundësinë për të parë shumë lojtarë që kanë përkushtim. Kemi qenë solid dhe të mirë në sulm”, tha Solari.

Real Madridi kaloi në rundin e ardhshëm të Copa del Rey pasi eliminoi skuadrën modeste, Melillan me rezultat të përgjithshëm 10-1.