Polemika

Solari i kundërpërgjigjet Ronaldos, thotë se lojtarët e Real Madridit janë modestë

Cristiano Ronaldo në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” pretendoi se te Juventusi ka gjetur një ambient më familjar sesa te Real Madridi, por trajneri i “Los Blancos”, Santiago Solari ka thënë se lojtarët e tij janë modestë.

Pavarësisht 3 trofeve rresht të Champions Leagues, Solari beson se futbollistët e Real Madridit mbetën të përulur, duke iu përgjigjur deklaratave të yllit portugez që kritikoi atmosferën brenda grupit te klubi madrilen.

Solari do të synojë të vazhdojë dominimin e “mbretërve” në Europë, teksa tashmë 13 herë fituesit e Champions Leagues e kanë siguruar kalimin për në fazën me eliminim direkt të Champions Leagues si lider të grupit G.

“Përulësia është një virtyt i madh dhe Real Madridi është një skuadër e madhe dhe modeste. Ronaldo është historia e gjallë e Real Madridit dhe ndjesitë e tija e lidhin vetëm atë. Real Madridi është i madh në të gjitha sportet. Ne të githë këtu punojmë shumë”, tha Solari.

Real Madridi rradhitet në pozitën e 4-të të La Ligas, me 5 pikë më pak se lideri Barcelona, ndërsa fundjavën e ardhshme udhëton në Abu Dhabi për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, derisa Solari dëshiron të jetë i suksesshëm në secilin kompeticion ku merr pjesë.

“Champions League, La Liga, Copa del Rey dhe Kupa e Botës për Klube, duhet të marrim pjesë në secilin garë deri në fund. Më pëlqejnë të gjitha dhe për këtë duhet të aspirojmë”, përmbylli fjalët e tij trajneri i Real Madridit.