Trajneri i Dinamos

Sokoli në procedurë disiplinore për kritikat ndaj arbitrit

Ndaj trajnerit Bylbyl Sokoli është inicuar të martën procedurë disiplinore. Vendimin e mori Komisioni i Garave i FFK-së, që drejtohet nga Abdyl Bellopoja.

Sokoli tashmë është kryetrajner i Dinamos së Ferizajt në Ligën e Parë, ndërsa mund të dënohet për shkak se në një emision televiziv e akuzoi rëndë arbitrin Mervan Bejtullahu “për referim skandaloz në ndeshjen Dukagjini – Drita”.

Sipas komisionit, kjo bie ndesh me rregulloret.