Sokol Haliti: Familja do të vazhdojë të jetë në fokus të qeverisjes sonë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti ka vazhduar fushatën elektorale.

“Familja do të vazhdojë të jetë në fokus të qeverisjes sonë, edhe në mandatin e ardhshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Takim pas takimi, vizitë pas vizite, sot u mirëpritëm nga familja Zeqiri në Radivojc.

Familja është bërthama e shoqërisë, prandaj është gjithmonë kënaqësi të gjendesh në mese të tilla të mbushura me lumturi e përkushtim për jetën.

E shfrytëzuam këtë rast, për të diskutuar për temat që preokupojnë përditshmërinë.

Familja do të vazhdojë të jetë në fokus të qeverisjes sonë, edhe në mandatin e ardhshëm.

S.H.