Sociedadi i Januzajt barazon me Eibarin, ngrihet në krye të renditjes

Real Sociedadi ka barazuar sot 1:1 në shtëpi me Eibarin, duke u ngjitur në krye të renditjes në La Liga pas 13 xhirove.

Ander Barrenetxea (20’) shënoi golin e epërsisë për Sociedadin, ndërsa rezultatin e barazoi Sergi Enrich (65’).

Te Sociedadi në stol ishte Adnan Januzaj dhe nuk u aktivizua.

Sociedadi kryeson me 26 pikë pas 13 ndeshjeve, sa i ka edhe Atletico Madridi që zë vendin e dytë. Atletico i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Real Madridi është i treti me 23 pikë nga 12 ndeshje.