S’ndalet Akil Gjakova, kalon në gjysmëfinale

Akil Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudisti shqiptar e mundi në çerekfinale Musa Mogushkovin, ky i fundit bëri tri gabime.

 Akili rrethin e parë e kaloi pa luftë, derisa me “ippon” e mundi në atë të dytë izraelitin, Ido Levin, duke e përplasur përtokë.

Ai arriti që ta mund me ippon edhe në rrethin e tretë gjermanin, Anthony Zingg.Reklamë

Në gjysmëfinale, Akili do të përballet me zviceranin, Nils Stump.